PËRSHKRIM DHE PËRDORIMI
COOL 09 është ngjitës për pllaka qeramike i prodhuar në bazë të lidhësve hidraulikë, aditivëve specialë dhe mbushësve mineralë të përzgjedhur posaçërisht. Është i destinuar për ngjitjen e qeramikës në sipërfaqe muri dhe dyshemeje, i përshtatshëm për instalimin e gurit natyral thithës dhe pllakave të terrakotës, si dhe për blloqet e gazbetonit (siporeks). Sipërfaqet e murit dhe dyshemesë duhet të jenë të forta dhe të bëra nga suva në bazë çimentoje, gëlqereje ose betoni.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Shtresa ku vendosen pllakat qeramike duhet të jetë e fortë, e thatë, e pastër, jo e ngrirë, mbajtëse, pa yndyrë dhe kripëra. Sipërfaqet e pabarabarta duhet të rregullohen. Për sipërfaqet thithëse, poroze, beton, para aplikimit të ngjitësit, sipërfaqet duhet të trajtohen me COOL IMPREGNIM (sipas rekomandimit të prodhuesit).
Përgatitja e masës:
Përmbajtja e thasës prej 25 kg përzihet me rreth 6.5–7 litra ujë, me dorë ose me mikser elektrik, derisa masa të bëhet homogjene, pa kokrriza. Pluhuri duhet të shtohet ngadalë dhe duke përzier vazhdimisht. Masën e përgatitur e lini të qëndrojë rreth 10 minuta dhe më pas e përzieni sërish intensivisht. Nëse është e nevojshme, shtoni ujë për të arritur konsistencën e duhur të ngjitësit. Masa e përgatitur duhet të përdoret brenda 2–3 orësh, në varësi të kushteve të punës.
Mënyra e aplikimit:
Ngjitësi për pllaka qeramike COOL 09 aplikohet me shpatull me dhëmbëza. Procedura është që fillimisht ngjitësi të vendoset me anën e drejtë të shpatullës, pastaj masa e aplikuar të shtrihet me anën me dhëmbëza, me thellësi dhëmbëzash prej 4 deri në 6 mm, për ngjitjen e pllakave të përmasave normale nga 10 deri në 20 cm. Për pllaka me përmasa më të mëdha përdoret mjet me thellësi më të madhe dhëmbëzash. Gjatë vendosjes, sipërfaqja e mbuluar e pllakës me ngjitës duhet të jetë të paktën 65%. Pas vendosjes, pllakat dhe mjetet duhen pastruar menjëherë me ujë. Hapësirat (fugat) ndërmjet pllakave pas 24 orësh mbushen me masën për fugim COOL. Gjerësia e fugave mund të jetë nga 2 deri në 15 mm, varësisht nga madhësia e pllakave dhe kushtet e punës. Koha e hapur e ngjitësit të aplikuar në kushte normale (23°C dhe lagështi relative 60%) është 30 minuta. Para ngjitjes, pllakat qeramike thithëse dhe ato standarde duhet të zhyten në ujë. Temperatura optimale e punës gjatë vendosjes së pllakave duhet të jetë në intervalin prej +5 deri në +30°C. Lagështia e lartë dhe temperaturat e ulëta zgjasin kohën e tharjes së ngjitësit. Bashkimet dilatuese duhet të mbushen me mastikë elastike të përhershme. Koha e tharjes për ngarkim të lehtë deri në ngarkim të plotë është nga 24 orë deri në 8 ditë.
KONSUMI
Ngjitja: 3,0–3,5 kg/m² në varësi të cilësisë së sipërfaqes, pllakave, teknikës dhe trashësisë së shtresës.
PAKIMI
25 kg
AFATI I PËRDORIMIT DHE RUHATJA
Të paktën 12 muaj nga data e prodhimit në ambalazh të mbyllur në mënyrë fabrike, në ambiente të thata dhe të ajrosura mirë, në temperaturë nga +5 deri në +30°C.
DOKUMENTACIONI