NEVENALUX BOJË VAJORE PËR DRU

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME DHE QËLLIMI:

Nevenalux bojë vajore për dru është një material njëkomponentësh për lyerje me bazë lidhës alkid të cilësisë së lartë, pigmente, mbushës, aditivë dhe tretës. Boja profesionale vajore Cool për dru përdoret si shtresë bazë mbi sipërfaqe druri para aplikimit të shtresës përfundimtare me Nevenalux bojë llak. Karakterizohet me mbulim të mirë, ngjitje të mirë dhe fortësi. Gërryhet (lyhet me letër gërryese) shumë mirë.

UDHËZIME PËR PUNË

Përziejeni mirë para përdorimit. Sipërfaqja duhet të jetë e thatë, pa yndyrë dhe pa papastërti të tjera. Aplikohet me furçë, rul, spërkatje ose zhytje në një apo dy shtresa. Është e nevojshme të gërryhet para aplikimit të shtresës përfundimtare. Shtresa e dytë aplikohet pas 12 orësh. Për hollim dhe pastrim të veglave përdoret tretës vajor Cool.

KONSUMI

Me 1 kg bojë mund të lyhen rreth 6–8 m² në një shtresë.

AMBALAZHIMI

0.9 l, 3.5 l dhe 25 l

AFATI I PËRDORIMIT DHE RUAJTJA

36 muaj nga data e shtypur në ambalazh. Të ruhet në paketim origjinal, mirë të mbyllur dhe të padëmtuar, në temperaturë prej +5ºC deri në +25ºC.

DOKUMENTACIONI