NEVENALUX LAK LAZURA
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME DHE QËLLIMI:
Nevenalux lak lazura mbron drurin nga ndikimet atmosferike, e ngjyros në mënyrë dekorative dhe e pasuron sipërfaqen e tij. I jep drurit pamje natyrale dhe e lë të dukshme strukturën e tij.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Nuk hollohet. Aplikohet mbi një sipërfaqe të thatë, të lëmuar dhe të pastruar në një ose dy shtresa me penel, rul ose zhytje. Koha e tharjes është 12 orë. Shtresa tjetër aplikohet pas 24 orësh. Për pastrimin e veglave përdorni holluesin vajor Cool.
KONSUMI
Me 1 litër llustër mund të lyhen 10–12 m² në një shtresë.
AMBALAZHIMI
0.75 l, 2.5 l dhe 20 l.
NUANCAT
Pa ngjyrë, pishe, tik, arrë, blu, mahagoni, lis, palisandër, gështenjë, e kuqe, eben, jeshile, pishe e kuqe, konjak, pishe e artë, lis i çelët dhe kungull.
AFATI I PËRDORIMIT DHE RUAJTJA
36 muaj nga data e shtypur në ambalazh. Ruhet në paketimin origjinal, mirë të mbyllur dhe të padëmtuar, në temperaturë nga +5ºC deri në +25ºC.