COOL HYDROPLAST LM
PËRSHKRIM DHE PËRDORIMI
COOL HYDROPLAST LM Është një membranë hidroizoluese njëkomponentëshe, fleksibile. Produkt ekologjikisht i pranueshëm, pa erë të pakëndshme.
Është e destinuar për mbrojtjen e mureve dhe dyshemeve në tarraca, banjo, bodrume dhe pishina, para vendosjes së pllakave qeramike. Karakterizohet nga papërshkueshmëri e lartë ndaj ujit, raport i mirë midis fleksibilitetit dhe fortësisë, aftësi e mirë për të kapërcyer çarjet, tharje e shpejtë dhe aplikim i thjeshtë.
Ngjitet mirë në nënshtresa si betoni, llaçi çimentoje, tulla dhe pllaka gips-kartoni.
Nuk përdoret si shtresë përfundimtare dhe duhet të mbrohet me një shtresë të fortë përfundimtare, si pllaka qeramike.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Sipërfaqja mbi të cilën aplikohet duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të dobëta të lidhura, yndyrë dhe papastërti të tjera që mund të ndikojnë negativisht në ngjitjen e shtresës me bazën.
Aplikohet në sipërfaqe betoni dhe llaçe çimento-gëlqere (të paktën 28 ditë të vjetra), tulla dhe pllaka gips-kartoni.
Produkti është gati për përdorim. Para përdorimit duhet të përzihet. Aplikohet me furçë, rul ose mistri në dy shtresa. Rekomandohet përforcimi i shtresës duke futur rrjetë të imët prej fibrash xhami ndërsa shtresa e parë është ende e freskët. Shtresa e dytë aplikohet pas 2 orësh me metodë kryq.
Trashësia e çdo shtrese është 1 mm, maksimumi deri në 1.5 mm. Këndet, kulluesit dhe kalimet e tubave duhet të izolohen shtesë me shirita hidroizolues, të cilët futen në shtresën e parë dhe mbulohen me shtresën e dytë.
Koha minimale e tharjes së hidroizolimit para vendosjes së pllakave është 24 orë.
Temperatura optimale e punës është nga +10 °C deri në +30 °C.
Pas përdorimit, veglat lahen menjëherë me ujë.
KONSUMI
1-1.4 kg/m2
PAKIMI
5 kg dhe 20 kg
AFATI I PËRDORIMIT DHE RUHATJA
Të paktën 18 muaj në paketim fabrikë të mbyllur mirë dhe të padëmtuar, në ambiente të thata dhe të ajrosura në temperaturë nga +5 °C deri në +30 °C.
DOKUMENTACIONI
