KARTELA TONE
PËRSHKRIM DHE PËRDORIMI
Ngjyra për beton është një shtresë njëkomponentëshe bazuar në rezinë akrilike me cilësi të lartë, pigmente, mbushës, tretës dhe aditivë. Ajo është e destinuar për mbrojtjen dhe dekorimin e sipërfaqeve betoni, asfalt, sipërfaqeve me bazë çimento-mulliri, salonit, tullave dhe sipërfaqeve të tjera në ndërtim (dysheme, terasa, punëtori, garazha, hale etj.). Filmi karakterizohet me fortësi të mirë. Është rezistent ndaj konsumimit, ndikimeve atmosferike, benzinës, vajrave, ujit, acideve të dobëta dhe alkalive, detergjentëve dhe të tjerëve.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Sipërfaqja para aplikimit të ngjyrës duhet të jetë e thatë, pa njolla nga vaji, yndyra ose materiale biologjike që prishen. Betoni duhet të jetë të paktën 28 ditë i vjetër me lagështi maksimale 5–6%. Aplikohet me furçë, pistoletë ose rul. Për hollim dhe pastrim të veglave përdoret hollues nitro.
KONSUMI
Në varësi të cilësisë së sipërfaqes, 2–4 m²/kg.
PAKIMI
1kg 3,5kg 25kg
AFATI I PËRDORIMIT DHE RUHATJA
36 muaj nga data e shtypur në paketim. Ruajeni në ambalazhën origjinale, mirë të mbyllur dhe të paprekur, në temperaturë prej +5ºC deri në +25ºC.