PËRSHKRIM DHE PËRDORIMI
Cool professional bojë vajore për dru është një shtresë njëkomponentëshe e bazuar në lidhës alkidik me cilësi të lartë, pigmentë, mbushës, aditivë dhe tretës. Cool professional bojë vajore për dru përdoret si shtresë bazë mbi sipërfaqet druri para aplikimit të shtresës përfundimtare me Cool bojë smalti. Karakterizohet nga mbulueshmëri e mirë, ngjitje e fortë dhe fortësi. Lehtë për t’u gërryer.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Tundeni mirë para përdorimit. Sipërfaqja ku do të aplikohet duhet të jetë e thatë, pa yndyrë dhe papastërti të tjera. Aplikohet me furçë, rul, spërkatje ose zhytje, në një ose dy shtresa. Para aplikimit të shtresës përfundimtare, është e nevojshme gërryerja. Shtresa e dytë aplikohet pas 12 orësh. Për hollim dhe larjen e veglave përdoret holluesi vajor Cool.
KONSUMI
Nga 1 kg bojë mund të lyhen rreth 6–8 m² në një shtresë.
PAKIMI
0,9 l, 3,5 l dhe 25 l
AFATI I PËRDORIMIT DHE RUHATJA
36 muaj nga data e shtypur në paketim. Ruajeni në ambalazhin origjinal, të mbyllur mirë dhe të paprekur, në temperaturë nga +5ºC deri në +25ºC.
DOKUMENTACIONI