PËRSHKRIM DHE PËRDORIMI
COOL 2K LAKA POLIURETANE PËR PARKET është një lak poliuretan dykomponent që përdoret për lyerjen e parketit, dyshemesë të anijes, lista, shkallëve prej druri dhe sipërfaqeve dhe elementeve të tjera prej druri në brendësi të ndërtesës që janë të ekspozuara ndaj kushteve specifike të përdorimit dhe ngarkesës. Ofron një fortësi të shkëlqyer të sipërfaqes, mbrojtje të qëndrueshme, është i qëndrueshëm ndaj konsumit, ujit dhe mjeteve të pastrimit.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Sipërfaqja që do të lyerë duhet të jetë e pastruar, e thatë, pa yndyrë, dyshk, dhe pluhur.
Përbërësit përzieni në raportin A\:B = 1:1 menjëherë para përdorimit.
Përzierja e përgatitur duhet të përdoret brenda 6-8 orësh.
Lak 2K PU për parket aplikohet në sistemin poliuretanski 2K, i cili përfshin një shtresë 2K primer për parket, plus dy shtresa 2K PU lak për parket, ose tre shtresa 2K PU lak për parket me lustrim të ndërmjetëm, rrafsim dhe pastrim.
Për lustrimin e ndërmjetëm përdoret letra e lustrimit No120-150. Tharja e shtresës së parë zgjat 24 orë, pas të cilës është e nevojshme të rrafshohet sipërfaqja me letër lustrimi të imët, ta pastroni dhe të aplikoni shtresën tjetër të lakut. Shtresa përfundimtare e lakut ngurtësohet plotësisht pas 72 orësh në 20°C, kur dhe rekomandohet përdorimi i dhomës.
Pajisjet pas përdorimit pastrohen me Cool nitro tretës.
KONSUMI
80-100 g/m²
PAKIMI
1+1 l, 2.5+2.5 l, 20+20 l
AFATI I PËRDORIMIT DHE RUHATJA
12 muaj nga data e shënuar në ambalazhë. Të ruhet në ambalazhin origjinal, mirë të mbyllur dhe të padëmtuar të fabrikës, në temperaturë nga +5ºC deri në +25ºC.