NEVENALUX CLASSIC LAZURA

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME DHE QËLLIMI:

NEVENALUX classic lazura mbron drurin nga ndikimet atmosferike, e ngjyros atë në mënyrë dekorative dhe e zbukuron sipërfaqen e tij. I jep drurit pamje natyrale dhe e lë të dukshme strukturën e tij.

UDHËZIME PËR PËRDORIM

Produkti nuk hollohet. Aplikohet në një sipërfaqe të thatë, të lëmuar dhe të pastruar në një ose dy shtresa me penel, rul ose zhytje. Koha e tharjes është 12 orë, ndërsa 24 orë rekomandohen për aplikimin e shtresës së dytë. Për pastrimin e veglave përdorni holluesin vajor Cool.

KONSUMI

1 litër mund të mbulojë 10–12 m² në një shtresë.

AMBALAZHIMI

0.75 l, 2.5 l dhe 20 l.

NUANCAT

Pa ngjyrë, pishe, tik, arrë, blu, mahagoni, lis, palisandër, gështenjë, e kuqe, eben, jeshile, pishe e kuqe, pishe e artë, konjak, lis i çelët dhe kungull.

AFATI I PËRDORIMIT DHE RUAJTJA

36 muaj nga data e shtypur në ambalazh. Të ruhet në ambalazhin origjinal, të mbyllur mirë dhe të padëmtuar në temperaturë nga +5ºC deri në +25ºC.

DOKUMENTACIONI