NEVENALUX LAK EFEKT
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME DHE QËLLIMI:
Nevenalux lak efekt është një material njëkomponentësh për lyerje, i bazuar në lidhës sintetikë të modifikuar me cilësi të lartë, pigmente, hollues dhe aditivë specialë. Karakterizohet nga efekti i veçantë “çekiç” (hammer). Përdoret për mbrojtje dekorative të sipërfaqeve metalike.
UDHËZIME PËR PUNË
Aplikohet në sipërfaqe metalike në një shtresë, në mënyrë të pavarur ose në sistem me bojë bazë me tharje të shpejtë. Rekomandohet që materiali të aplikohet me spërkatje. Për hollim dhe pastrim të veglave përdorni hollues nitro.
KONSUMI
8–10 m²/kg në një shtresë.
AMBALAZHIMI
0.75 l, 2.5 l, 20 l
AFATI I PËRDORIMIT DHE RUAJTJA
36 muaj nga data e shtypur në ambalazh. Të ruhet në ambalazh origjinal, mirë të mbyllur dhe të padëmtuar, në temperaturë prej +5ºC deri +25ºC.
NUANCAT
Argjendtë, jeshile, blu, e verdhë e artë, e kuqe dhe e zezë.