NEVENALUX LLUSTËR PËR VARKA
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME DHE QËLLIMI:
Nevenalux llustër për varka është një mbulesë njëkomponentëshe pa ngjyrë, e bazuar në lidhës sintetikë, aditivë dhe tretës, që thahet në ajër. Përdoret për dekorimin dhe mbrojtjen e sipërfaqeve prej druri. Filmi i thatë karakterizohet nga shkëlqim i lartë, elasticitet i mirë, fortësi, është i lëmuar, pa rrudha apo parregullsi. Është rezistent ndaj ndikimeve atmosferike.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Aplikohet me penel, rul, zhytje ose me spërkatje mbi një sipërfaqe të thatë, të pastër dhe të gërryer në 2–3 shtresa.
KONSUMI
Me 1 litër llustër mund të lyhen 10–12 m² në një shtresë.
AMBALAZHIMI
0,75 litra
AFATI I PËRDORIMIT DHE RUAJTJA
36 muaj nga data e shtypur në ambalazh. Të ruhet në ambalazhin origjinal, të mbyllur mirë dhe të padëmtuar, në temperaturë nga +5ºC deri +25ºC.