NEVENALUX MASË PËR MBUSHJEN E FUGAVE TË PARKETIT
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME DHE QËLLIMI:
Llak transparent i cili në kombinim me pluhurin e drurit jep një masë për mbushje fugash. Me përdorimin e kësaj mase të përgatitur arrihet efekti i një dyshemeje monolite me pamje të shkëlqyer vizuale, duke ulur njëkohësisht edhe konsumin e llakut. Është i destinuar për mbushjen e fugave të krijuara gjatë vendosjes së parketit dhe për dëmtime të vogla të parketit. Masa e përgatitur aplikohet para gërryerjes së parketit.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Në masën për mbushje të fugave të parketit shtohet pluhur druri nga gërryerja e fundit, derisa të merret një masë e trashë (me konsistencë të ngjashme me kitin), e cila aplikohet me spatul në të gjithë sipërfaqen. Pas tharjes prej 1–2 orësh, parketi mund të gërvishtet.
KONSUMI
Me 1 kg llak mund të mbulohen rreth 8–10 m².
AMBALAZHIMI
0,9 kg
AFATI I PËRDORIMIT DHE RUAJTJA
36 muaj nga data e shtypur në ambalazh. Të ruhet në ambalazhin origjinal, mirë të mbyllur dhe të padëmtuar të fabrikës në temperaturë prej +5ºC deri +25ºC.