NEVENALUX NITRO BOJË BAZË PËR METAL
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME DHE QËLLIMI:
Nevenalux nitro boja bazë për metal përdoret për mbrojtje antikorozive të sipërfaqeve metalike në ambiente të brendshme dhe të jashtme. Karakterizohet nga tharje e shpejtë, ngjitje e mirë, fortësi dhe elasticitet. Është prodhuar në bazë të lidhësve sintetikë në kombinim me nitrocelulozë, pigmente, mbushës, tretës dhe aditivë specialë.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Përpara përdorimit përziejeni mirë. Aplikohet me furçë, rul ose me spërkatje në dy shtresa. Sipërfaqja për aplikim duhet të jetë e thatë, e pastër, pa pluhur dhe pa yndyrë. Për hollim dhe pastrim të veglave përdorni holluesin Nitro.
KONSUMI
8–10 m²/kg në një shtresë.
AMBALAZHIMI
0.9 kg, 3.5 kg dhe 25 kg.
NUANCAT
Gri, e kuqe dhe e zezë.
AFATI I PËRDORIMIT DHE RUAJTJA
36 muaj nga data e shtypur në ambalazh. Të ruhet në ambalazhin origjinal, të mbyllur mirë dhe të padëmtuar në temperaturë nga +5ºC deri në +25ºC.