COOL WOOD STOP CRACK
PËRSHKRIM DHE PËRDORIMI
COOL WOOD STOP CRACK është një shtresë speciale e formuluar posaçërisht për mbrojtjen e skajeve të sipërfaqeve prej druri, veçanërisht të trarëve prej druri që përdoren për konstruksione çatie, nga çarja dhe depërtimi i ujit. Është prodhuar nga emulsion polimerik me cilësi të lartë, pigmente, mbushës dhe aditivë specialë. Karakterizohet nga mbulim i lartë, ngjitje e mirë në të gjitha llojet e drurit, tharje e shpejtë dhe aplikim i lehtë. Është produkt ekologjik, me bazë uji, pa erë të pakëndshme. Formon një shtresë që ngadalëson avullimin e lagështisë dhe në këtë mënyrë rregullon shpejtësinë e tharjes së drurit, duke siguruar njëkohësisht mbrojtje hidrofobe nga shiu, bora dhe lagështia atmosferike.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Sipërfaqja e drurit mbi të cilën aplikohet duhet të jetë e pastër, pa pluhur, yndyrë dhe papastërti të tjera. Druri mund të jetë i freskët ose i thatë.
Para përdorimit, produkti duhet të përzihet mirë dhe të hollohet me 10–15% ujë. Aplikohet me furçë, rul ose pistoletë në dy shtresa mbi skajin e sapoprerë të drurit. Shtresa e dytë aplikohet mbi shtresën e parë të tharë pas 4–6 orësh.
Temperatura optimale e punës është nga +10 °C deri në +30 °C.
Pas përdorimit, veglat lahen menjëherë me ujë.
KONSUMI
3–4 m²/kg në një shtresë, në varësi të porozitetit dhe thithshmërisë së sipërfaqes.
PAKIMI
5 kg dhe 20 kg
AFATI I PËRDORIMIT DHE RUHATJA
Të paktën 18 muaj në ambalazh origjinal të mbyllur mirë dhe të padëmtuar, në ambiente të thata dhe të ajrosura mirë, në temperaturë nga +5ºC deri në +25ºC.
